Maqedoni

“Rasti i Kumanovës”, “Monstra” dhe arrestimet me fletëarreste në takimin Haxhiu-Filkov

Autori

Autori

Portali Tetova

October 8, 2024, 07:10

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dje në Prishtinë ka pritur në një takim zyrtar ministrin e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Igor Filkov.

Ministrja Haxhiu siç thuhet në komunikatë ka shprehur falënderimet e saj për vizitën zyrtare të ministrit Flikov dhe theksoi përkushtimin e përbashkët për të avancuar bashkëpunimin në fushën e drejtësisë, përcjell INA.

Në takim u theksuan prioritetet dhe rezultatet e të dy vendeve në reformën në drejtësi, si dhe rëndësia e fuqizimit të sundimit të ligjit. Gjithashtu, u theksua bashkëpunimi juridik ndërkombëtar dhe rëndësia e forcimit të këtij bashkëpunimi për të siguruar sundimin e ligjit në të dy vendet. Në këtë takim është diskutuar për rastin te Lagja e Trimave në Kumanovë si dhe për çështjen e arrestimeve të shtetasve tanë, të cilët kërkohen nga Serbia për krime lufte kurse nga ana e delegacionit maqedonas, u trajtua rasti Monstra. Të dy palët u dakorduan për rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e drejtësisë, si dhe për forcimin e mekanizmave që sigurojnë barazi dhe drejtësi për qytetarët e të dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së drejtësisë të Kosovës.

Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi se në takim u diskutuan dy çështje të hapura me interes për të dyja vendet.

“Është diskutuar për rastin “Monstra”, për të cilin pala kosovare ka deklaruar se kërkesat për ekstradim janë proceduar nga Prokuroria Publike dhe se menjëherë pas marrjes së vendimit ose pas marrjes së informacioneve konkrete për të, do ta informojnë Ministrinë e Drejtësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Lidhur me kërkesat e tyre për rastin “Lagja e Trimave” të Kumanovës , ministri Filkov tregoi se të gjitha rastet janë marrë në shqyrtim dhe se ato janë duke u trajtuar në përputhje me legjislacionin vendas dhe të gjitha standardet ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë të RMV-së.(INA)

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1740
Ronaldo e mposht Messin “Pa balotazh”
IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë

Më shumë nga kategoria

IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC
IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi
IMG_1781
1 mijë euro bonus për të papunët në Gjermani
IMG_1780
Bilalli-Zendeli: Thaçi do të veprojë si opozitë, do të vazhdojë të konsultohet me Ali Ahmetin
IMG_1772
Venera Latifi Azizi femra e parë shqiptare zëdhënëse e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut
IMG_1761
Durmishi: Njëqind ditë të dedikuara plotësisht për mbështetjen e biznesit dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve
IMG_1765
Arrestohet shtetasi i Kosovës i cili dyshohet se ka ndezur zjarrin në komunën e Tetovës
IMG_1760
Lindi në automjet për shkak të bllokimit i rrugëve nga protesta, Koçiu: Nëna dhe foshnja gëzojnë shëndet të mirë

DIASPORA