Maqedoni

Reagim i ashpër nga BC Çair 2030 pas incidenteve në Kumanovë

March 31, 2025, 11:03

Klubi i Basketbollit BC Çair 2030 ka reaguar fuqishëm pas incidenteve të rënda që ndodhën gjatë dhe pas ndeshjes ndaj KK Kumanovës, e zhvilluar dje në kuadër të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, njofton Telegrafi.

Në një deklaratë zyrtare, klubi shpreh shqetësimin për atmosferën e tensionuar dhe thirrjet raciste të tifozëve vendas, të cilët brohorisnin fyerje me përmbajtje etnike. “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”, ishte një nga parullat e turpshme që u dëgjua në sallë, duke krijuar një atmosferë të papranueshme në një ngjarje sportive.

Si pasojë e këtyre skandaleve, delegati i ndeshjes urdhëroi zbrazjen e sallës, por incidentet nuk përfunduan aty. “Pas ndeshjes, autobusi i ekipit BC Çair 2030 u sulmua, ndërsa mbi të u shkruan parulla me përmbajtje nacionaliste dhe fyese. Po ashtu, disa nga lojtarët tanë u përballën me sulme fizike nga persona të papërgjegjshëm, thuhet në reagimin e BC Çairi 2030.

BC Çair 2030 e dënon ashpër këtë akt vandalizmi dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për të hetuar dhe ndëshkuar autorët e dhunës.

“Sporti duhet të mbetet vend i rivalitetit të shëndetshëm, respektit dhe bashkimit, e jo i urrejtjes dhe dhunës. Ne kërkojmë që aktet e tilla të ndëshkohen në mënyrë që të mos përsëriten më në arenat tona sportive”, përfundon reagimi i klubit. /Telegrafi/

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2758
Arrestohen tre futbollistë të KF Gostivarit
IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës

Më shumë nga kategoria

Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_2828
VLEN drejt bashkimit në një parti të vetme politike
IMG_2825
Ndërroi jetë profesori universitar prof.dr.Asllan Bilalli
zjarrfkisat-tetove
Tetovë, kontrolle intensive nga dita e martë për pajisjet kundër zjarrit
qytetar-737x470
Qytetarët: Përmbaruesit po na rrjepin
Policia_16-780x470
Një person gjendet i vdekur në parkun e Shkupit
shba
Mijëra qytetarë protestojnë kundër Trump në të gjithë SHBA-në