Trendy

Reagim i Lëvizjes Arbëria për ngjarjet e fundit në Tetovë dhe Veles

Para 7 muaj

Lëvizja Arbëria shpreh indinjatën e saj dhe dënon ashpër sulmin fizik ndaj nxënësve shqiptarë në Tetovë nga huliganë maqedonas, si dhe shfaqjen e mbishkrimeve të rënda me përmbajtje raciste dhe antishqiptare në Veles.

Këto janë akte të rënda urrejtjeje etnike, sulme qyqare të hienave, që shkatërrojnë themelet e bashkëjetesës dhe rrezikojnë paqen në vend.

Arbëria reagon fuqishëm ndaj këtyre qarqeve antishqiptare që tentojnë të përhapin frikë dhe ndasi. Atyre ju përkujtojmë se shqiptarët nuk frikësohen dhe nuk dorëzohen përballë provokimeve të tilla.

Kërkojmë nga institucionet e shtetit, nga policia , prokuroria, deri te gjyqësia, që këto raste të zbulohen me urgjencë dhe autorët të ndëshkohen ashpër, me procedurë të përshpejtuar, për të dërguar një mesazh të qartë: dhuna dhe urrejtja nuk do të tolerohen.

Shqiptarët janë faktor i barabartë dhe kontribues i paqes dhe stabilitetit. Askush nuk ka të drejtë të cenojë dinjitetin e tyre.

Qarqet e errëta antishqiptare le ta kenë të qartë: Maqedonia pa shqiptarë mbetet vetëm një tregim i shënuar në librat e historisë me fillimin “Na ishte njëherë…”.

Trending