Deputetja Saranda Imeri Stafai nga radhët e koalicionit VLEN ka komentuar një moment të regjistruar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku disa deputetë të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe partnerëve të saj opozitarë u paraqitën në mënyrë të përbashkët përpara foltores së Kuvendit. Pamja e tyre, e karakterizuar nga një qëndrim i rezervuar dhe kokat e ulura, ka ngjallur reagime të ndryshme në opinionin publik dhe rrjetet sociale.
Deputetja Imeri Stafa e ka përshkruar këtë skenë përmes një postimi në rrjetet sociale që tashmë ka marrë vëmendje të gjerë:
“Mishi kokrra na është bë prej ‘patriotizmit’. A thua pse e mbani kokën ulur?!!!”, duke e përmbyllur me përshkrimin:
“Portret i frontit antikombëtar në Parlament.”
Postimi është interpretuar nga ndjekësit si një kritikë ndaj asaj që ajo e sheh si nënshtrim ndaj agjendave të brendshme politike, ndërkohë që nga vetë deputetët në fjalë nuk ka pasur ende ndonjë reagim zyrtar.
Ky moment vjen në një kohë të ndjeshme për zhvillimet politike në vend në prag të zgjedhjeve lokale e cila retorikën politike vazhdon ta mbajë dinamike.
Trending










