Trendy

Reagimi i Kurtit kur pyetet për një koalicion të mundshëm me LDK

Para 3 orë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje konkrete lidhur me mundësinë e një koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

I pyetur nga gazetarët për një bashkëpunim të mundshëm ndërmjet dy subjekteve politike, Kurti është përgjigjur shkurt “Urime Dita e Shërbimit Publik”.

Kjo ishte deklarata e vetme e kreut të Qeverisë për këtë çështje, duke shmangur komentet rreth zhvillimeve politike dhe mundësive për formimin e një koalicioni.

Kurti u pyet gjatë një aktiviteti të organizuar nga Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, me rastin e shënimit të 23 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Publik./Indeksonline/

Trending