Partia Levica ka reaguar ashpër ndaj takimit të fundit të kryetarit të Komunës së Tetovës dhe bashkëkryetarit të VLEN-it, Bilall Kasami, me përfaqësues të Qeverisë dhe të Ministrisë e Arsimit dhe Shkencës, duke ngritur dilema për reformat në arsimin e lartë dhe përfitimin e universiteteve shqiptare.
Në reagimin e partisë së Apasievit theksohet frika se reforma e arsimit të lartë krijon “një koncept që i ngjan një arsimi të lartë të federalizuar, të orientuar vetëm drejt universiteteve në gjuhën shqipe”.
“Edhe më shqetësues është pretendimi i tij i sigurt se kryeministri dhe MASH-i kanë pranuar gjithçka që është vendosur në tavolinë, ekskluzivisht në dobi të studentëve dhe universiteteve shqiptare, madje me indikacione se kjo do të zgjerohet edhe në fusha si provimi i jurisprudencës”, thotë Levica.
Reagimi i tyre vjen pasi VLEN arriti konsensus të plotë me partnerët e koalicionit për pakon e ligjeve për arsimin e lartë. Ligjet e reja përfshijnë kërkesat e universiteteve shqiptare, studentëve dhe stafit akademik.










