Trendy

Reçica e Vogël shpërthen në përkrahje për Bilall Kasamin – besë e plotë për numrin 7!

Para 6 muaj

*Reçica e Vogël shpërthen në përkrahje për Bilall Kasamin – besë e plotë për numrin 7!*

Trumbetim nga Reçica e Vogël: Përkrahje e fuqishme për numrin 7 dhe “Kapitullin e Dytë” të Tetovës

Një atmosferë entuziaste mbretëroi në Reçicën e Vogël, ku kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, zhvilloi një tubim madhështor me qyytetarët, të cilët njëzëri dhanë besën për numrin 7.

Tubimi u mbajt në ambientet e Shkollës së Mesme të Mjekësisë, pranë amfiteatrit dhe fushës sportive të ndërtuara gjatë mandatit të tij të parë si kryetar. “Kështu paraqitemi para qytetarëve: me punë pas nesh dhe me vizion për të ardhmen,” tha Kasami, duke theksuar se përkrahja që po merr është dëshmi e besimit në punët konkrete të realizuara në katër vitet e fundit.

Ai nënvizoi se “Kapitulli i Dytë” për Tetovën do të shënojë një hov të ri zhvillimi, me projekte të reja në infrastrukturë, arsim dhe sport, duke vazhduar modelin e transparencës dhe përkushtimit që tashmë e karakterizon qeverisjen lokale.

Me moton “Njëzëri për numrin 7”, Reçica e Vogël dërgoi një mesazh të qartë për unitet dhe mbështetje ndaj vizionit të ri për Tetovën.

Trending