Në qytetin Bursa, në Turqi, një banor mori një vendim të pazakontë: refuzoi të shesë tokën e tij, e cila vlerësohej rreth 150 milionë lira turke (afërsisht 4.650.000 euro), edhe pse ndodhej mes ndërtesave të larta, shkruan tetova1
Në vend që ta kthente në pasuri të shpejtë, ai zgjodhi ta mbajë tokën dhe të mbjellë grurë.
Në një sipërfaqe prej rreth 5 dynymësh (afërsisht 0.5 hektarë), ai arriti të prodhojë rreth 3 ton grurë.
Prodhimin e shiti me një çmim prej 13 lira për kilogram (rreth 0.40 euro), duke siguruar një të ardhur prej rreth 39.000 lira turke, që përkthehet në afro 1.200 euro.
Një histori e thjeshtë, por domethënëse…
që na kujton se ndonjëherë vlera e vërtetë nuk matet vetëm me para, por me zgjedhjet që bëjmë./tetova1.mk










