Trendy

Regjim i veçantë komunikacioni në drejtim të pikës kufitare Bllacë për shkak të vendosjes së sistemit “One Stop Shop”

Para 11 muaj

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot, e shtunë, më 12 prill 2025, nga ora 10:30 deri në ora 12:00, do të vendoset regjim i veçantë i komunikacionit në drejtim të pikës kufitare Bllacë.

Ky regjim i përkohshëm është vendosur për shkak të ceremonisë solemne që do të mbahet në Pikëkalimin Kufitar “Bllacë – Hani i Elezit”, ku do të lëshohet në përdorim sistemi i ri i kontrolleve të përbashkëta kufitare “One Stop Shop”.

Në këtë ngjarje të rëndësishme do të marrin pjesë delegacione të larta nga qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, përfshirë ministra, zëvendëskryeministra dhe drejtues të institucioneve shtetërore, të kryesuar nga kryeministrat e të dy vendeve, z. Hristijan Mickoski dhe z. Albin Kurti. Të pranishëm do të jenë gjithashtu përfaqësues të trupit diplomatik në vend.

Ky projekt i përbashkët synon të përmirësojë ndjeshëm efikasitetin e kalimeve kufitare, duke lehtësuar qarkullimin dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Qytetarët dhe udhëtarët që planifikojnë të përdorin këtë pikë kufitare gjatë kohës së regjimit të veçantë këshillohen të planifikojnë udhëtimet e tyre në përputhje me këtë ndryshim të përkohshëm.

Trending