Maqedoni

Regjistri, Fondi Shëndetësor s’ka kontroll mbi harxhimet

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

November 7, 2024, 04:11

Drejtori i Fondit Shëndetësor, Sasho Klekovski thotë se gjendja e rënduar në sistemin shëndetësor është si rezultat i krimit dhe korrupsionit. Sa i përket institucionit që udhëheqë, ai thotë se punojnë me një strategji pune të vjetërsuar, që nga viti 2015.

“Është e qartë se pjesa më e madhe e problemeve në sistemin shëndetësor janë të shkaktuara nga krimi dhe korrupsioni. Do doja të thosha se institucioni im ka strategji “copy-paste” nga viti 2015, dhe tani më disa vite nuk ka plan vjetor për punë. Pothuajse të gjitha qendrat e fondit ose janë në status quo, ose kemi prapambetje nga viti 2014”, deklaroi Sasho Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor.

Si pasojë e mungesës së një regjistri, drejtori i Fondit Shëndetësor thotë se harxhohen para pa kontroll, sepse nuk e dinë se sa të sëmurë ka dhe nga cilat sëmundje vuajnë.

“Ne nuk e dimë gjendjen reale, për sëmundjet e diabetit dhe sëmundje të rralla, nuk ka regjistër funksional. Kur do pyesni, se kush janë këto pacientë, nga janë, merrni përgjigje të pjesshme dhe jo të plota”, shtoi Sasho Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor.

Sipas një studimi të kryer nga profesori në fakultetin e Ekonomisë Shëndetësore në Hollandë, rezulton që qytetarët në Maqedoninë e Veriut paguajnë shumë shtrenjtë për shërbimet shëndetësore.

“Pacientët në Maqedoni paguajnë më shumë nga harxhimi i përgjithshëm, ndërsa më pak paguhet në formë kolektive, nëpërmjet sistemit tatimor apo përmes sigurimeve shoqërore. Maqedonia ashtu edhe si vendet e tjera të rajonit kanë një krahasim negativ në pagesat private, ku në vendet tjera është rreth 15 për qind, ndërsa në Maqedoni rreth 40 për qind”, shtoi Vim Grot, profesor në fakultetin e Ekonomisë Shëndetësore, në Hollandë.

Rita Coulombia, përfaqësuese e Maqedonisë në Kombet e Bashkuara tha se vendit i nevojitet digjitalizimi i sistemit shëndetësor. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”

Më shumë nga kategoria

IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_9018
Kasami paralajmëron formimin e policisë komunale: Do të kontribuojë në ruajtjen e rendit publik
IMG_9009
Kërçovarët në Zvicër synojnë rekordin Guinness me burekun më të madh në botë
IMG_9006
Kosovari kapet duke vjedhur në një shtëpi në Shkup, arrestohet nga policia
IMG_8996
Pronari i “Ritron Copy” është arrestuar për tenderët për televizorë në Lotarinë Shtetërore
IMG_8989
Bexheti: Mbi 4,3 miliardë denarë janë paguar për fermerët në 6 muajt e fundit
IMG_8987
Një tjetër person është ndaluar në lidhje me rastin “Lotaria”