Lajme

Rehabilitohet aksi rrugor nga Shkupi deri në kalimin kufitar Bllacë

January 25, 2024, 02:01

Rruga rajonale që lidh Shkupin me kalimin kufitar Bllacë të Republikës së Kosovës është rehabilituar tërësisht. Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi i cili sot shënoi përfundimin e punimeve të këtij aksi rrugor theksoi se janë rehabilituar 10 km rrugë me vlerë prej 3.8 milion euro.

“Kjo rrugë është arteria kryesore që lidh Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Kosovës. Si prioritet kemi ndërtimin e akseve rrugore që lidh vendin tonë me vendet fqinje. Me infrastrukturë të mirë rrugore do të lehtësojmë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave që do të ndikojë në zhvillim ekonomik”, tha drejtori Rustemi.

Ai gjithashtu tha se gjatë vitit të kaluar janë shënuar investime kapitale prej 400 milion euro në infrastrukturën rrugore. Megjithatë, sipas tij, edhe në vitin 2024 do të vazhdohet me dinamikën e njëjtë për ndërtimin e rrugëve të sigurta, moderne dhe stabile.

Drejtori Rustemi u shpreh se së shpejti do të përfundojnë dhe dy kilometrat e para të autostradës Shkup – Bllacë, ndërsa gjatë këtij viti do të fillohet edhe me ndërtimin e fazës së dytë, respektivisht 10 km të mbetura të autostradës.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewrfgererg
Kylian Mbappe zyrtarisht lojtar i Real Madrid, pozon me fanellën e ‘los blancos’
IMG_2342
Një muaj spektakël, sonte përfundon Euro 2024, Spanja përballë Anglisë në finalen e madhe
yamal 304
Historia prekëse! Çfarë fshihet pas festimit të Yamal me numrin “304”
Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Më shumë nga kategoria

Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre
449458530_797077062572726_2017746085529832082_n
Ekipet me më së shumti tifozë në Euro 2024 – Shqipëria lë pas kombëtare të mëdha
449059413_1014848236674238_1554867321894721942_n
UEFA publikon fotot e tifozëve me shqiponjën “Kuq e Zi” të pikturuar në fytyrë
IMG_0794
Albion Musliu, ylli i ri që po shkëlqen te Shkëndija
spanja
Trajneri i Spanjës për duelin ndaj Shqipërisë: Do t’u jap mundësi disa prej lojtarëve që kemi në stol
IMG_0727
Euro 2024/ Shqipëria arrin të barazojë kundër Kroacisë, rezultati 2-2
kroaci-shqiperi-mbyllet-pjesa-e-1-1024x585
Euro 2024 | Kroaci-Shqipëri 0-1, pjesë e parë spektakolare
Autobuset_Tollovi-780x470
Kaosit me transportin publik nuk i shihet fundi, qytetarët presin me orë të tëra
Car-Rental-2
SPB Tetovë: Mashtrohet një kompani “Rent a Car”, shtetasi turk ua mori veturën dhe nuk e ktheu më…
derra
Hasën në derra të egër në Shkup, autoritetet arrijnë t’i shpëtojnë tri vajza
Mickoski_26-780x470 (1)
“Kumari online”, Qeveria dorëzon dëshmitë për licencat ilegale
Drin-Ahmeti
Thellohet skandali për kompanitë e Drin Ahmetit
Durmishi_zejtaret-780x470
Durmishi viziton zejtarët, premton ndihmë për blerje veglash

DIASPORA