Maqedoni

Reket në Prilep: Pronari i një lokali dhunohet për t’i marrë para, kërkonin 400 euro në muaj për ti dhënë “siguri”

March 29, 2025, 12:03

Një pronar lokali ka raportuar se disa persona kanë tentuar t’i marrin para përmes metodës së njohur të reketit në Maqedoni. Ata i kanë ofruar “mbrojtje” për lokalin e tij, por pasi ai i ka refuzuar, është sulmuar fizikisht. Pas dhunës, ai ka pranuar marrëveshjen, por më pas e ka raportuar rastin në polici.

“Më 26.03.2025, në ora 20:40 në Prilep, zyrtarët policorë të DPB Prilep kanë arrestuar R.R. (53) nga Prilepi, nën dyshimin për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 258 të Kodit Penal. Më herët, po atë ditë në orën 08:00, një pronar 54-vjeçar i një lokali në Prilep ka raportuar në polici se është dhunuar fizikisht dhe kërcënuar nga S.R. dhe A.T., të dy nga Prilepi, të cilët i kanë detyrojnë me forcë për ti marrë para që më pas i ka marrë R.R., babai i S.R.

Më 20.03.2025, S.R. dhe A.T. kanë shkuar në lokalin e tij, e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë kërkuar 400 euro në muaj për ta ‘mbrojtur’ lokalin. Në fillim ai i ka refuzuar, por ata janë kthyer disa herë duke e kërcënuar dhe duke i kërkuar para. S.R. i kishte thënë se paratë do t’i merrte babai i tij, R.R. Më 24.03.2025, pronari i lokalit u pajtua që më 26.03.2025 t’i dorëzonte paratë R.R.-së, dhe sapo ai i mori paratë, u arrestua dhe u dërgua në stacionin policor.

Më pas, me urdhër të gjykatës, policia e DPB Prilep kreu bastisje në shtëpitë e tre të dyshuarve, duke sekuestruar sende që mund të jenë prova për veprat penale. Gjykata vendosi masë paraburgimi prej 30 ditësh për R.R., i cili u transferua në një institucion penal për të vuajtur masën. Po ashtu, ndaj S.R. dhe A.T. u caktua paraburgim 30-ditor në mungesë,” njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_2664
Edi Rama: Pa gruan jam ndërtim pa leje
Qeveria-VMRO-VLEN-ZNAM
Pas zgjedhjeve lokale Qeveria mund të rikonstruohet, Alsat zbulon emrat që mund të ndryshohen
IMG_2662
Sekuestrohen dy vetura, zhvillonin gara “ilegale” në rrugën Kumanovë-Shkup
IMG_2659
Taravari: Kushtetuta e RMV-së duhet të ndryshohet në përputhje me Kornizën Negociuese me BE-në
IMG_2640
Mjekët sirianë largohen nga Gjermania për të punuar falas në vendin e tyre
IMG_2638
Gaza, shpërndahen ushqime të nxehta për palestinezët që po përballen me krizë ushqimore