Trendy

Rekord dhuruesish gjaku në vitin 2025, inaugurohet Transfuzioni i rinovuar në Tetovë

Para 2 muaj

Viti 2025 ka shënuar numër rekord të dhuruesve të gjakut në Maqedoni me 60,222 dhurues. Për të mundësuar kushte më të mira, si të mjediseve po ashtu edhe të pajisjeve, u rinovua reparti i Transfuzionit në Tetovë.

“Renovimi i këtij objekti ka filluar në vitin 2024 dhe ka përfunduar tani dhe tani hapim edhe zyrtarisht objektin e transfuzionit të gjakut. Është një qendër ndër më të mëdha në nivel të shtetit pasi që njësia e transfuzionit ka katër qendra të Manastirit, Shtipit, të Tetovë dhe qendrën në Shkup, ku shërbehen në mënyrë ambulatore gjithashtu dhe grumbullohet gjak edhe përpunohet në qendrën e Tetovës. Vitin që lamë pas ishte viti ku arritëm rekord të numrit të dhuruesve të gjakut, 60,222 dhurues të gjakut në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Amir Elezi – Drejtorit i Institutit Transfuzionit.

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, tha se përpos hapësirave moderne, ka edhe teknologji të avancuar, ndërsa ai pret që së shpejti të hapet edhe konkursi për punësim që kjo qendër të plotëson mungesat e kuadrit që i ka.

“Sot jemi këtu për inauguruar edhe hapësirat në transfuzionit që janë edhe në aspekt fizik dhe teknologjik modern dhe me nevojat që i kemi në Tetovë, është një qendra regjionale që jep shërbime për këtë pjesë të shtetit. Urojmë edhe në shtyllën e dytë të kapaciteteve njerëzore, shumë shpejtë do të hapet edhe procedura për punësimi e mjekëve dhe motrave medicinale, me qëllim që të kemi edhe kapacitete njerëzore me nevojat që kemi këtu në Tetovë”, tha Azir Aliu – ministër i Shëndetësisë.

Deri më tani reparti i transfuzionit ka qenë i vendosur në objektin kirurgjikal në spitalin e Tetovës, ndërsa në ato hapësira tani do të vendoset kirurgjia torakale.

Trending