Trendy

Remzi Bajrami: “VLEN për Tearcën, VLEN për shqiptarët, VLEN për të ardhmen!”

Para 6 muaj

Në një tubim madhështor të koalicionit VLEN në komunën e Tearcës, fjalim frymëzues mbajti shefi i shtabit zgjedhor për këtë komunë, Remzi Bajrami. Ai përshëndeti të pranishmit me një mesazh të qartë për bashkim, dinjitet dhe ndryshim të vërtetë.

“Sonte jemi bashkë në një betejë për dinjitet, për drejtësi dhe për të ardhmen tonë si shqiptarë, këtu në Tearcë! VLEN-i është më shumë se një emër, është një mesazh — një thirrje që ne shqiptarët VLEJMË!”, – u shpreh Bajrami.

Në fjalimin e tij, ai theksoi se Tearca është lënë pas dore për vite me radhë, por tashmë ka ardhur koha që edhe zëri i kësaj komune të dëgjohet fort.

“Mjaft më me përfaqësim simbolik — koha është që VLEN të jetë zëri juaj në vendimmarrje, zëri që nuk përkulet, por që kërkon me dinjitet dhe që punon me drejtësi,” – tha ai.

Remzi Bajrami vlerësoi lart kandidatin për kryetar të komunës së Tearcës, Daut Memishin, duke e cilësuar si “njeriun e duhur në vendin e duhur”.

“Ai nuk fshihet pas karrigeve, por del përballë popullit. E di si rrah zemra e Tearcës, i njeh nevojat e fshatrave tona, të të rinjve dhe të fermerëve tanë,” – shtoi Bajrami.

Në fund të fjalimit, ai u bëri thirrje qytetarëve që më 19 tetor të votojnë për numrin 7, për kandidatin Daut Memishi dhe listën e këshilltarëve të udhëhequr nga Lavdrim Farizi.

“Fushata është e shkurtër, por vendimi juaj do të zgjasë katër vjet. Votoni për ata që ju respektojnë.
VLEN për Tearcën! VLEN për shqiptarët! VLEN për të ardhmen!” – përfundoi Bajrami mes duartrokitjeve të shumta.

Trending