Bujqit kanë reaguar ashpër ndaj diferencës së madhe mes çmimit të grumbullimit dhe atij në treg, duke kërkuar kontroll më të madh dhe shpërndarje më të drejtë të fitimit në zinxhirin e furnizimit.
Sipas tyre, nëse domatet grumbullohen nga prodhuesit me rreth 50 denarë për kilogram, çmimi real në treg nuk duhet të kalojë 70 denarë, e jo të arrijë deri në 150 denarë. “Ne e prodhojmë produktin nga fara deri në tavolinë, investojmë kohë, mund dhe para. Ndërsa tregtarët vetëm e transportojnë dhe fitojnë shumëfish më tepër”, ankohen bujqit. Ata theksojnë se i njëjti problem vlen edhe për shumë produkte të tjera bujqësore, ku dallimi mes çmimit të prodhuesit dhe atij që paguan konsumatori është enorm. Bujqit fajësojnë tregtarët dhe ndërmjetësit për rritjen e vazhdueshme të çmimeve, duke vlerësuar se pikërisht marzhet e larta tregtare janë një nga faktorët kryesorë që ndikojnë në inflacionin dhe shtrenjtimin e jetesës.
Kërkesat e tyre janë që institucionet të ndërhyjnë me kontrolle më të rrepta dhe masa konkrete për të siguruar një treg më të drejtë si për prodhuesit, ashtu edhe për qytetarët.










