Lajme

Rexhepi: Askush nuk e ka fituar luftën me të vërtetën!

March 24, 2025, 12:03

Nënkryetari i BDI-së, Bajram Rexhepi nëpërmjet një publikimi ka dhënë porosinë e tij pas arrestimit të ish ministrit të ekonomisë-Kreshnik Bekteshit.

Askush nuk e ka fituar luftën me të vërtetën
Zija kombëtare mbaroi, por jo edhe dhimbja, trishtimi e vuajtja që na ka shkaktuar të gjithëve tragjedia e Koçanit ku u dogjën të gjallë 59 fëmijë. Po mendoja gjithë kohën për prindërit e tyre që ndoshta janë zgjuar sot në mëngjes me shpresën se kanë parë një ëndërr të keqe. Kush e di sa trishtim edhe si ëndërr kjo ngjarje mund të ju shkaktojë. Me siguri kanë shkuar pa vetëdije të shofin shtratin e tyre, nga ankthi që ju ka shkaktuar ëndrra. Mua më rrënqethet trupi kur mendoj momentin që ato ballafaqohen me realititein.

Megjithatë jemi njerëz të gjithë , se paku të tillë e quajmë veten. Me gjithë koshiencën , ndjenjat, dhembshurinë , por edhe kafshërinë që mbartim me vete. Të tillë jemi të gjithë, duke përfshirë edhe ato që duhet të zbardhin këtë ngjarje makabre, por edhe kryeministri , edhe ministri i policisë, edhe Kreshniku e Bekimi, edhe të gjithë të tjerët që janë në paraburgim të pafajshëm, por edhe ato që në të vërrtetë duhështë të ishin dhe që mbartin përgjegjësinë e vërtetë.

Dhimbja që me ka shkaktuar kjo tragjedi, nuk më kë lënë të mendoja shumë për paraburgimin e Kreshnikut , me të cilin ishim së bashku një pjesë të mirë të ditës së kobshme. Së bashku edhe me miq të tjerë gjithë ditën kaluam duke menduar e duke folur se cfare mund të ndihmojmë në këtë tragjedi. As edhe një second të vetme nuk pash një shenjë ndroje nga ndonjë faj I mundshëm I tij, as edhe në momëntin kur e thirrën që të jep deklaratë në polici, sepse dhimbja dhe trishtimi nuk I lejonin dicka të tillë.
Në këtë tragjedi ka disa të vërteta shumë thjeshta dhe të pamohueshme, dhe disa të pavërteta absurde dhe krejtësisht të palogjikshme.

E vërteta është, se shkaku I kësaj tragjedie është zjarri I shkaktuar nga mjetet piroteknike të përdorura në mënyre krejtësisht të paligjshme dhe faji për këtë është krejtësisht i policisë se shtetit.Kjo duhet të jetë 99% e punës së organeve të hetuesisë, ndoshta edhe 100%. E vërteta tjetër është se këtë lokal dikush e ka lejuar të punojë pa asnjë lloj leje në ditën e kobshme. Unë nuk e dij se kush dhe pse, por besoj se banorët e Kocanit këtë e dijnë. Ato

I dijnë edhe lidhjet e këtij lokali me politikën, dhe kush i ka lejuar ato të punojjnë pa leje. E vërteta tjetër është se të gjitha institucionet tjera që mund të kenë ndikuar për këto përmasa të tragjedisë , mund por jo domosdoshmërisht të mbartin pjesën tjetër të fajit, pra 1% , dhe këtë e pohojnë të gjithë ekspertët pa përjashtim.

Absurdi I krejt kësaj tragjedie është se qeveria po meret vetëm më këtë 1% , ndoshta edhe 0% të fajit, në mënyrë që ta largojë përgjegjësinë nga përgjegjësit e vërtetë, qoftë ajo penale apo morale.
Pra ato kanë hyrë në një luftë që të na dëshmojnë që 1-shi është më i madh se 99-ta.
Sinqerisht kërkoj ndjesë që në këtë periudhe dhimbjeje, duhet të meremi edhe me anën tjetër të kësaj tragjedie, por duhet të gjithë të kemi parasysh se edhe për familjet e këtyre që pa asnjë faj rrijnë në paraburgim është një traumë krejtësisht e panevojshme.
Dhe për fund një porosi të thjeshtë : LUFTËN MË TË VËRTETËN NUK E KA FITUAR ASKUSH.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_2640
Mjekët sirianë largohen nga Gjermania për të punuar falas në vendin e tyre
IMG_2638
Gaza, shpërndahen ushqime të nxehta për palestinezët që po përballen me krizë ushqimore
IMG_2630
Fundjava e zgjatur, qytetarët ia mësyjnë Kosovës! Numër i shtuar i veturave në pikën kufitare “Bllacë”
IMG_2626
Përpjekje për vendosje të linjës ajrore Prishtinë-Nju Jork
IMG_4745
Dhunë në një familje në Tetovë-46-vjeçari e sulmon fizikisht gruan e tij
IMG_2621
Tërhoqi kalin me makinën e tij në Shkup, policia merr masa ndaj autorit