I ftuar në emisionin OnTime në TV Koha, Bajram Rexhepi është pyetur tërthorazi në lidhje me lajmin e publikuar nga portali Tetova1, i cili e përmend atë si kandidat të mundshëm të BDI-së për kryetar të Komunës së Tetovës. Rexhepi nuk e mohoi një mundësi të tillë, duke u shprehur: “Është ende herët”, ndërsa shtoi se kjo çështje ka pak rëndësi për momentin.
Ai reagoi edhe ndaj kritikave se BDI nuk ka kapacitete për të ofruar një kandidat serioz në kryeqendrën shqiptare të Maqedonisë së Veriut. “BDI ka 50 deri në 100 personalitete në Tetovë që mund ta udhëheqin më mirë komunën sesa kryetari aktual”, deklaroi Rexhepi, duke lënë të kuptohet se partia e tij ka alternativë të fortë për zgjedhjet lokale në Tetovë.
https://www.facebook.com/share/v/18wmtWTzFK/?mibextid=wwXIfr










