Kandidati i AKI-së për Tetovën, Bajram Rexhepi, pas hedhjes së shortit në KSH ku këtij koalicioni ra numri 4 në fletën e otimit, ka komentuar në facebbok duke shkruar se ky numër ësht[ shenjë e besëlidhjes. Rexhepi rendit disa arsye pse duhet rrethuar numri 4.
4-numri i Besëlidhjes për Tetovën!
4 sepse Tetova nuk shitet dhe nuk blihet!
4 sepse Tetova nuk pranon më donacione të dyshimta nga Serbia!
4 sepse prona ublike nuk do të shitet më për 1€/m²!
4 sepse askush nuk ka të drejtë ta poshtërojë Tetovën, duke mos të lënë të flasësh në shtëpinë tënde!
4 sepse Tetova nuk meriton edhe 4 vite gënjeshtra dhe mashtrime!
4 sepse të gjitha ndërmarrjet publike nuk do privatizohen për të mbushur xhepat e individëve!









