Trendy

Rijad Shaqiri shpërthen pas votimit të VLEN-it: “Krejt i kam besuar… por ndryshimi i tyre paska qenë vetëm për karrige”

Para 9 muaj

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri, ka reaguar ashpër pas vendimit të grupit parlamentar të VLEN-it për të mos mbështetur interpelancën për mbrojtjen e gjuhës shqipe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Përmes një deklarate publike, Shaqiri shfaqi hapur zhgënjimin e tij ndaj qëndrimit të partnerëve shqiptarë në pushtet, duke e cilësuar veprimin e tyre si një tradhti ndaj gjuhës dhe dinjitetit kombëtar.

“Krejt i kam besuar. Kam menduar se do ishin ndryshe. Por ndryshimi i tyre paska qenë vetëm për karrige – jo për gjuhën, jo për dinjitetin shqiptar,” shkroi deputeti i ASH-së.

Ai shtoi se mbrojtja e gjuhës shqipe nuk është çështje politike, por një detyrim kushtetues dhe moral, ndërsa heshtja përballë shkeljes së saj përbën një mos-përfaqësim të vullnetit të shqiptarëve.

Reagimi i Shaqirit vjen në një moment kur çështja e gjuhës shqipe po trajtohet me ndjeshmëri të lartë publike, ndërkohë që partitë shqiptare përballen me presion për të dëshmuar përkushtim real ndaj kauzave kombëtare.

Trending