Se riformatimi i Qeverisë do të sjellë ndryshime, tashmë është e qartë, por çfarë ndryshime do të sjellë ky proces për koalicionin qeverisës, kjo ende nuk dihet. Kryeministri Hristijan Mickoski “hedhë fjalë”, por nuk konkretizon emra. Gjëja e vetme që deri tani dihet është se riformatimi do të ndodh në muajt maj ose qershor. Por, këtë temë, kryeministri nuk e ka diskutuar as me partnerët e koalicionit.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Nuk kemi biseduar sepse edhe partnerët e koalicionit, por edhe VMRO-DPMNE kanë rigrupime të brendshme dhe ristrukturime. Unë pres që në muajt maj-qershor, të ulemi dhe të bisedojmë dhe po absolutisht do të bisedojmë hapur për të gjitha temat, cilat nga kuadrot duhet të ndryshohen dhe cilat jo, cilat duhet të bëjnë rrotacione, cilat portfole dhe kështu me radhë. Kur të kemi më shumë substancë, do të përgjigjemi”.
I pyetur se nga cilat ministra Mickoski nuk është i kënaqur, ai nuk preferoi të përgjigjet. Mirëpo se ka individë në Qeveri, prej të cilave kryeministri nuk është i kënaqur, këtë e ka përmendur edhe mbrëmë gjatë një interviste televizive. Ai u shpreh se për disa individë ka dilema dhe rezerva, ka dyshime dhe prandaj i paralajmëron që të japin edhe më shumë angazhim. Gjithashtu ka thënë se se individë të caktuar që nuk po investojnë mjaftueshëm ose po sillen në mënyrë të papërshtatshme me atë që duhet të përfaqësojnë.










