Një ëndërr e vjetër po merr jetë sërish. KF Tearca 1997 rikthehet me më shumë forcë, pasion dhe vendosmëri. Ky nuk është thjesht rikthim në futboll – është rikthim i krenarisë, i identitetit dhe i unitetit të fshatit Tearcë.
Në këtë fushë nuk do të luajnë vetëm lojtarët, por do të rrahë zemra e çdo banori të Tearcës. Ky klub është dëshmia se sakrifica dhe dashuria nuk shuhen kurrë – ato thjesht presin momentin për të shpërthyer sërish.
KF Tearca 1997 është kthyer për të fituar, për të bashkuar dhe për të shkruar historinë e re të futbollit shqiptarë në Tetovë dhe Maqedoni!





