Trendy

Rinovohet plotësisht Pediatria në Spitalin Klinik të Tetovës, përmirësohen kushtet për fëmijët

Para 2 orë

Spitali Klinik i Tetovës ka përfunduar renovimin e plotë të repartit të Pediatrisë, duke krijuar kushte më të sigurta, moderne dhe dinjitoze për pacientët më të vegjël.
Sipas njoftimit, reparti tashmë është pajisur me aparaturë bashkëkohore për analiza të gjakut, çka mundëson kryerjen e ekzaminimeve të shpejta dhe të sakta brenda vetë repartit. Kjo pritet të reduktojë nevojën për lëvizje të pacientëve dhe të rrisë sigurinë gjatë procesit të diagnostikimit dhe trajtimit të fëmijëve.
Ky investim vjen si rezultat i angazhimit të vazhdueshëm të menaxhmentit të spitalit, nën udhëheqjen e drejtorit Erzen Elezi, për rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
Nga ky institucion theksojnë se mbeten të përkushtuar në përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve dhe në ofrimin e kujdesit cilësor për pacientët, me fokus të veçantë tek fëmijët.

VIDEO

Trending