Ndryshimet e shumëpritura në Ligjin për Regjistrimin e Veturave kaluan sot filtrin kuvendor në Komisionin për Çështje të Transportit. Propozuesi dhe kryetari i komisionit, Bojan Stojanovski, sqaroi se me këto ndryshime synohet thjeshtëzimi i procedurave të regjistrimit.
Nëse ndryshimet miratohen në Kuvend, stacionet e kontrollit teknik do të kenë të drejtë të japin vërtetimin për veturën e regjistruar, bazuar në kriteret e verifikuara paraprakisht, ndërsa vulosja do të bëhet menjëherë në lejen e trafikut — pa pritur disa ditë.
Për më tepër, regjistrimi nuk do të kufizohet më vetëm në afërsi të vendbanimit, por do të mund të bëhet në gjithë territorin e vendit.
“Në bisedë me bashkëqytetarët tanë dhe me organizatat të cilat përfshihen me këtë ligj, erdhëm në përfundim se procesi i regjistrimit të veturës mund të thjeshtësohet, veçanërisht për shkak se ka numër të vogël të përmbaruesve në Ministrinë e Punëve të Brendshme të cilët punojnë në stacionet për kontroll teknik, që do të thotë se edhe nëse procedura për kontroll të veturës do të përfundojë në tërësi, sërish do të duhet të prisni disa ditë që të merrni vulë për leje të trafikut dhe për këtë vendosëm që të bëjmë disa risi”, sqaroi Bojan Stojanovski.
Qytetarët shpresojnë se ky propozim do t’i japë fund pritjeve të gjata dhe burokracisë së panevojshme.










