Me ligjin e ri për marrëdhënie pune që është në përgatitje e sipër, rregullohet puna nga shtëpia, nga distanca, puna onlajn, ndërsa parashihet edhe orar fleksibil pune për prindërit me fëmijë të vegjël, theksonzëvendësministri i Ekonomisë Marjan Risteski në një intervistë për Agjencinë e lajmeve MIA.
– Do të përshtatet me mënyrën moderne të jetesës dhe të punës së qytetarëve, veçanërisht të të rinjve në Maqedoni, të cilët nuk duan orar të standardizuar pune prej tetë orësh siç është tani. Me fleksibilitetin më të madh të dhënë në këtë ligj, shpresoj që edhe punëdhënësit do të mund shumë më lehtë të gjejnë fuqi punëtore në tregun e punës. Nga ana tjetër, me disa rikualifikime dhe edukime shtesë të personave të papunë në tregun e punës, përmes planit operativ që po përgatisim, synojmë të krijojmë fuqi punëtore konkurruese, e cila do të mund të përshtatet me sfidat e reja dhe me ligjin e ri për marrëdhënie pune, duke përfshirë këtu edhe sektorin IT si një nga më të përfaqësuarit në këtë kohë moderne – thotë Risteski.










