Trendy

Ronaldo ‘tërbohet’ pas gafës së portierit, heq shiritin e kapitenit dhe nuk kthehet në fushë; Al Nassr përmbys ndeshjen pa të

Para 26 minuta

Cristiano Ronaldo ka tërhequr sërish vëmendjen në Arabinë Saudite, këtë herë pas një episodi tensioni në përfundim të pjesës së parë të ndeshjes mes Al Nassr dhe Al Ettifaq.

Situata për skuadrën e portugezit u komplikua pasi portieri Bento u ndëshkua me karton të kuq, duke e detyruar Al Nassr të vazhdonte ndeshjen në inferioritet numerik dhe me portierin rezervë saudit Al Otaibi.

Al Ettifaq përfitoi nga situata dhe realizoi dy herë. Pikërisht goli i dytë, i ardhur pas një gabimi të portierit zëvendësues, solli edhe shpërthimin e Ronaldos.

Portugezi nuk e fshehu zemërimin për atë që kishte ndodhur dhe reagoi me gjeste. Episodi u regjistrua në minutat shtesë të pjesës së parë dhe, pas vërshëllimës së arbitrit, Ronaldo u drejtua i irrituar drejt dhomave të zhveshjes.

Gjatë largimit ai bëri gjeste në drejtim të tribunës dhe hoqi edhe shiritin e kapitenit nga krahu.

 

Situata mori një tjetër kthesë pas pushimit. Trajneri Ange Postecoglou vendosi që Ronaldo të mos rikthehej në fushë për pjesën e dytë.

Pavarësisht se luante me një futbollist më pak dhe pa kapitenin portugez, Al Nassr realizoi një përmbysje të madhe. Skuadra shënoi tri herë në pjesën e dytë dhe e ktheu rezultatin nga 0-2 në 3-2, duke marrë fitoren.

Kështu, një ndeshje që nisi keq për Al Nassr, me kartonin e kuq të Bentos, dy golat e pësuar dhe zemërimin e Ronaldos, përfundoi me një përmbysje të plotë në 45 minutat kur portugezi nuk ishte më në fushë.

Trending