Moderatorja e njohur Roza Lati ka folur për herë të parë publikisht për lidhjen e saj të dashurisë me Xhonatan Islamin, me të cilin prej kohësh ndan momente të ngrohta dhe romantike në rrjetet sociale.
Shpesh ata ndajnë në rrjetet e tyre sociale momente të ëmbla pranë njëri-tjetrit.
Mirëpo së fundmi Roza e ftuar në një intervistë ka rrëfyer se lidhja e tyre nisi në mënyrë të veçantë dhe se mes tyre mbizotëron dashuria:
“Unë Xhonatanin e gjeta në det. Shpirtrat binjakë gjejnë njëri-tjetrin. U kuptuam dhe që nga ajo ditë nuk kemi qëndruar më pa njëri-tjetrin,” u shpreh ajo me emocion.
Megjithatë, kur u pyet për mundësinë e martesës, Roza u tregua e rezervuar:
“Për martesë është shumë herët për të folur, me rëndësi është se ka shumë dashni,” tha Roza.
Çifti duket më i dashuruar se kurrë, ndërsa ndjekësit presin me padurim çdo hap të tyre drejt së ardhmes. Për momentin, dashuria dominon, ndërsa fustani i bardhë… mund të presë!










