MPB njofton se më 17.08.2025, në orën 21:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar B.A. (26) nga Tetova. Arrestimi u bë pas një denoncimi të mëparshëm se rreth orës 17:00, i njëjti, së bashku me disa persona të tjerë, kishte sulmuar fizikisht A.I. (32) nga Tetova, duke përdorur edhe një mjet metalik.
Sipas policisë, i lënduari ka marrë plagë nga sulmi, ndërsa B.A. është ndaluar për procedura të mëtejshme hetimore. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.










