Kandidati për deputet nga radhët e VLEN, Rijad Shaqiri ka rrëfyer vuajtjen e gjyshit, babait nga regjimet pro ruse dhe jugosllave dhe sakrificat e tyre për liri.
“Babai im ka qenë ushtarë i UÇK-së, gjyshi im ka vuajtur burg në vitin 1963 nga sistemi nga ish sistemi komunist. Dosja e gjyshit tim është diku 70 fletë nga shërbimet pro ruse dhe jugosllave. Dosja e prindit tim është mbi 200 fletë deri në vitin 87-88 nga strukturat pro ruse. Nëse dikush sheh nga unë si djali i Hysni Shaqirit se mund të shkoj në një orientim rus, ma mirë mos qofsha”, është shprehur Shaqiri në një intervistë në TV21