Arlind Farizi, një nga shkrimtarët më të njohur të brezit të ri, ka përgatitur romanin e tij të ri, “Nana e Djegur”. Ky roman, i cili trajton tragjedinë e zjarrit në modularin e Tetovës, është propozuar për çmimin prestigjioz “Kadare”, mëson Tetova1.
“Nana e Djegur” është një rrëfim i fuqishëm dhe emocional që sjell në vëmendje ngjarjen tragjike të zjarrit në spitalin modular të Tetovës. Farizi ka arritur të krijojë një vepër të thellë dhe të prekshme, duke përdorur gjuhën e tij të pasur dhe të imtësishme për të trajtuar një temë aq të rëndësishme dhe aktuale.
Farizi, i cili është i njohur për aftësinë e tij për të trajtuar tema të vështira me një sensibilitet të veçantë, ka arritur sërish të na trondisë me këtë vepër. “Nana e Djegur” është një kujtesë për të gjithë ata që humbën jetën në atë zjarr të tmerrshëm dhe një thirrje për drejtësi.
Çmimi “Kadare”, i cili është ndër çmimet më të rëndësishme letrare në Shqipëri, që ndahet çdo vit për autorët të cilët kanë janë veçuar nga pjesa tjetër për origjinalitetin në narrativën e treguar, skalitjen e karaktereve, apo evidentimin e fenomeneve shoqërore e njerëzore. Çmimi Kadare jepet për prozën më të mirë shqipe, pa kufizime gjeografike, moshe, eksperience apo gjinie.
Me “Nana e Djegur”, Farizi ka të gjitha shanset për të fituar këtë çmim të rëndësishëm pasi është futur në top 10 të autorëve pretendent të çmimit letrat “Kadare” që jepet nga UET. Por, siç thotë vetë ai, më e rëndësishme se çmimet është të bësh dëgjohur zërin e atyre që nuk kanë më zë. Kjo është ajo që ai ka për të arritur me “Nana e Djegur”. /Tetova1