Trendy

Rrëfimi prekës për 8 mars i këngëtares Fatlume Popovci: Unë zgjodha nënën time, por djali im nuk më qëndroi pranë

Para 4 muaj

Këngëtarja Fatlume Popovci ka emocionuar ndjekësit me një rrëfim të ndjerë në rrjetet sociale, teksa ka ndarë një mesazh të veçantë për nënën e saj me rastin e Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Në urimin e saj, ajo ka hapur zemrën duke treguar edhe një anë të dhimbshme të jetës personale. Fatlumja ka shkruar se këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera, djali i saj nuk i ka qëndruar pranë në një periudhë që për të ka qenë e vështirë.

Unë zgjodha ty, nënën time të mirë. Unë nuk e bëra ashtu siç e bëri djali im me mua… këtë vit nuk më qëndroi në krah”, ka shkruar këngëtarja në mesazhin e saj prekës.

Megjithatë, ajo ka theksuar se pavarësisht kësaj, kujton me shumë dashuri momentet kur i biri e ka surprizuar me lule dhe dashuri në të kaluarën, kujtime që për të mbeten shumë të çmuara.

Rrëfimi i sinqertë i këngëtares vjen në një periudhë të ndjeshme të jetës së saj.

Trending