Trendy

Rregulla të reja për udhëtarët nga Ballkani: Nga 12 tetori, Evropa skanon çdo hyrje!

Para 8 muaj

Sistemi i ri i kontrollit kufitar për shtetasit që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian do të nis së zbatuar në më 12 tetor të këtij viti.

Ky sistem i ri do t’i japë fund vendosjes së vulave nëpër pasaporta. Sistem i Hyrje/Daljes (EES) do të regjistrojë datën e hyrjes dhe daljes së vizitorëve dhe do të ketë të dhëna për qëndrimet e tejzgjatura dhe hyrjet e refuzuara.

Sipas sistemit të ri, udhëtarëve do t’u mblidhen të dhënat personale dhe biometrike – fotografitë e fytyrës dhe gjurmët e gishtërinjve.

Nga 12 tetori e tutje, EES-ja do të nis gradualisht të zbatohet në kufijtë e jashtëm të 29 shteteve evropiane, për gjashtë muaj. Ky zbatim gradual do t’u japë autoriteteve, pasagjerëve dhe industrisë së transportit më shumë kohë për t’u përshtatur me procedurat e reja, tha BE-ja.

Sistemi është krijuar në nëntor të vitit 2017 dhe zbatimi i tij u shty disa herë. Sistemi pritet të vlejë për rreth 60 vende, përfshirë edhe ato të Ballkanit Perëndimor, për hyrjen e tyre në BE, si dhe në Zvicër, Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajn, të cilat janë pjesë e zonës Schengen.

Trending