Trendy

Rreth 1 mijë anije të bllokuara pranë Ngushticës së Hormuzit

Para 3 orë

Shoqata e Tregut të Lloyd’s (LMA), e cila përfaqëson siguruesit që operojnë në tregun e sigurimeve në Londër, ka mirëpritur angazhimin e SHBA-së për të mbështetur lëvizjen e anijeve jo të sanksionuara përmes Ngushticës së Hormuzit, duke theksuar se kalimi i sigurt është thelbësor për tregtinë globale dhe stabilitetin ekonomik.

Të martën, presidenti Donald Trump tha se Marina e Shteteve të Bashkuara do të mbrojë anijet në Lindjen e Mesme “nëse është e nevojshme”, si dhe njoftoi se kishte urdhëruar Korporatën Financiare të Zhvillimit të Shteteve të Bashkuara të ofrojë sigurim rreziku “me një çmim shumë të arsyeshëm për tregtinë që kalon përmes Gjirit”, raporton BBC.

Neil Roberts, kreu i sektorit detar dhe të aviacionit në LMA, i tha BBC Verify se rreth 1,000 anije – gjysma e të cilave janë cisterna nafte dhe gazi – mbeten në Gjirin dhe ujërat përreth.

“Shumica e anijeve mbeten të ankoruara kryesisht për shkak të shqetësimeve të kuptueshme të pronarëve dhe kapitenëve për sigurinë e anijeve dhe ekuipazheve të tyre”, tha ai, duke shtuar se mbulimi i sigurimit “është dhe mbetet i disponueshëm”.

Që nga e diela, Roberts tha se rreth 40 anije kanë kaluar përmes ngushticës. Të dhënat nga kompania e analizës së transportit Kpler, të publikuara të mërkurën, tregojnë se trafiku përmes kësaj rruge ujore është rreth 90% më i ulët krahasuar me javën e kaluar.

Trending