Trendy

Rrëzohet helikopteri në Gjirin Persik, 14 viktima

Para 1 orë

14 persona humbën jetën këtë të diel, kur helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua në qytezën e Ras Tanura të Arabisë Saudite. Shkaqet e aksidentit janë të panjohura dhe hetimet janë duke vazhduar.

Helikopteri i përkiste gjigantit të naftës “Aramco” që ka aktivitetin në Gjirin Persik dhe që rifilloi punën në këtë rajon pas pezullimit prej 4 muajsh.

“Autoritetet përkatëse po kryejnë një hetim të plotë për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit”, – shtoi agjencia shtetërore e lajmeve të Arabisë Saudite.

Incidenti ndodhi në orën 6 të mëngjesit sipas kohës lokale. Riadi nuk ka dhënë ndonjë shenjë se ka pasur veprime armiqësore për shkak të serisë së re të goditjeve midis Iranit dhe SHBA-së.

Trending