Një helikopter privat është rrëzuar pasditen e sotme në ishullin grek të Sifnos, në rrethana që ende nuk janë bërë të qarta.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:17 me orën lokale, ndërsa helikopteri është rrëzuar në zonën e Tholos.
Forcat e emergjencës janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa deri tani nuk ka informacion zyrtar për numrin e personave që ndodheshin në bord apo për gjendjen e tyre.
Raportimet e para janë ende të pakonfirmuara dhe bëjnë të ditur se mund të ketë viktima, por autoritetet greke nuk kanë dhënë ende një bilanc zyrtar.
Priten detaje të reja nga autoritetet për rrethanat e aksidentit dhe personat që ndodheshin në helikopter.











