Trendy

Rriten sulmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit

Para 2 orë

Agjencia Detare e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se tri anije janë goditur të martën nga predha të panjohura pranë Ngushticës së Hormuzit. Më herët, ushtria amerikane kishte deklaruar se kishte shkatërruar anije iraniane që po vendosnin mina pranë ngushticës.

Burime kanë thënë për CNN se Teherani kishte nisur vendosjen e minave në këtë rrugë ujore kyçe.

Irani, më herët të mërkurën, ka pretenduar se ka nisur “operacionin e tij më intensiv dhe më të rëndë” që nga fillimi i luftës, sipas mediave shtetërore, ndërsa u raportuan sulme në të gjithë shtetet e Gjirit dhe në Izrael. Një dron i dyshuar iranian ka goditur gjithashtu një strukturë diplomatike amerikane në Irak të martën, thanë dy burime për CNN-in.

Ndërkohë, Izraeli ka njoftuar se kishte nisur një “valë shtesë” sulmesh ndaj objektivave në Teheran të mërkurën.

Djali i presidentit iranian ka bërë të ditur se udhëheqësi i ri suprem, Mojtaba Khamenei, “është i sigurt”, pavarësisht thashethemeve se ai mund të ishte plagosur gjatë sulmeve nga SHBA dhe Izraeli. Khamenei nuk është parë në publik që nga zgjedhja e tij të dielën.

Trending