Trendy

Rritet çmimi naftës në mënyrë drastike

Para 1 orë

Bota po përballet me një tronditje të re energjetike, pasi çmimi i naftës së papërpunuar “Brent” ka shënuar rritje të menjëhershme, duke arritur në 112 dollarë për fuçi në orët e para të mëngjesit. Ky kërcim prej mbi 5 për qind vjen pas raportimeve për sulme ajrore ndaj objekteve kyçe energjetike në Iran dhe Katar.
Sipas informacioneve të publikuara nga BBC, në shënjestër të sulmeve ka qenë kompleksi petrokimik iranian në fushën e gazit “South Pars”, e cila konsiderohet si më e madhja në botë. Situata është përkeqësuar më tej pasi Katari raportoi dëme të mëdha në zonën industriale “Ras Laffan”, pas kërcënimeve direkte nga Teherani.
Megjithëse autoritetet iraniane kanë deklaruar se zjarri është vënë nën kontroll, tregjet globale kanë reaguar me nervozizëm. Ky është niveli i dytë më i lartë i çmimit të naftës gjatë këtij muaji, pasi më 9 mars, një fuçi kishte arritur deri në 116.78 dollarë.

Trending