Trendy

Rritet drastikisht çmimi i naftës në Maqedoni

Para 60 minuta

Nafta dizel shtrenjtohet për 5.5 denarë, ndërsa benzinat ulen për 1.5 denarë për litër, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Me këtë, çmimi i ri i dizelit do të jetë 104.5 denarë për litër. Benzina 95 oktanëshe do të shitet me 99 denarë, ndërsa benzina 98 oktanëshe me 101 denarë për litër.
Vendimi vjen si pasojë e rritjes së çmimit të dizelit të rafinuar në bursën e Mesdheut me 7% gjatë javës së kaluar, si dhe forcimit të dollarit ndaj denarit me 1%.

Trending