Trendy

Rritje Rekorde e Islamofobisë në Gjermani – Gratë me Shami, Shënjestra Kryesore

Para 5 muaj

📍 Gjermani – Numri i sulmeve kundër myslimanëve në Gjermani ka shënuar një rritje alarmante gjatë vitit 2024, duke arritur në 3.080 raste, që përbën një rritje prej 60% krahasuar me vitin paraprak. Sipas raportit të publikuar nga platforma gjermane “CLAIM” që monitoron islamofobinë, thuajse 8 incidente ndodhin çdo ditë.

Më të prekura nga këto sulme janë gratë myslimane, ku 71% e viktimave të raportuara ishin gra, shumica prej tyre të identifikueshme nga shamia që mbajnë. Ekspertët theksojnë se veshja fetare është bërë shkas për sulme të drejtpërdrejta, veçanërisht në hapësira publike.

Raporti nënvizon gjithashtu:
• 77 sulme janë kryer ndaj xhamive në Gjermani gjatë vitit të kaluar.
• Format më të shpeshta të dhunës janë:
• 55,6% ofendime verbale,
• 23,5% raste diskriminimi institucional apo publik,
• 20,9% sulme fizike, djegie ose dëmtime prone.

Fatkeqësisht, nga këto incidente rezultuan 2 viktima të vdekura dhe 3 të plagosur rëndë.

📣 Organizatat që luftojnë islamofobinë paralajmërojnë se shifrat reale mund të jenë shumë më të larta, pasi shumë prej rasteve nuk raportohen nga frika ose mungesa e besimit në institucione.

Trending