Kompania Makpetrol ka shpallur konkurs për punësimin e 11 (njëmbëdhjetë) punëtorëve me kontratë të përkohshme prej 4 (katër) muajsh, me mundësi vazhdimi, në një pikë karburanti në rajonin e Shkupit, në Drejtorinë e Shitjes me Pakicë të Makpetrol AD – Shkup, edhe atë:
– 8 (tetë) punëtorë në pozitën shitës – rroga neto për këtë pozitë varion nga 33.500 deri në 46.500 denarë.
– 3 (tre) punëtorë në pozitën shitës–arkëtar – rroga neto për këtë pozitë varion nga 32.000 deri në 41.000 denarë.
Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:
– Të kenë të përfunduar arsimin e mesëm;
– Të kenë përvojë pune prej së paku 2 (dy) vitesh;
– Të njohin gjuhën angleze.
Orari i punës për vendet e lartpërmendura zhvillohet me ndërrime. Marrëdhënia e punës bazohet në orar të plotë prej 40 orësh në javë, sipas një orari të përcaktuar paraprakisht.
Puna gjatë ditëve jopune, festave, puna e natës dhe puna jashtë orarit paguhen shtesë, në përputhje me Ligjin për Marrëdhënie Pune dhe aktet nënligjore, duke përfshirë edhe të gjitha shtesat ligjore si stazhi i punës, puna të dielave dhe kompensime të tjera të parashikuara.
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë:
– Letër motivimi – me theksim të qartë të vendit të punës për të cilin aplikojnë;
– CV të shkurtër;
– Kopje të diplomës për arsimin e përfunduar.
Person kontaktues: Jana Momirovska
Telefon kontaktues: 02/3146-532
Pas përfundimit të afatit për dorëzimin e dokumenteve, me kandidatët që plotësojnë kushtet e kërkuara do të zhvillohet intervistë për punësim.
Përzgjedhja e kandidatëve të paraqitur do të bëhet brenda 45, 90 ose 120 ditëve pas mbylljes së afatit të aplikimit, varësisht nga numri i aplikantëve, në përputhje me nenin 23 paragrafi 2 të Ligjit për Marrëdhënie Pune.
Kandidatët që nuk dorëzojnë dokumentacion të plotë, si dhe aplikimet e pranuara pas skadimit të afatit përfundimtar, nuk do të merren në shqyrtim.
Me aplikimin konsiderohet se kandidatët pajtohen që Makpetrol AD Shkup të mund të mbledhë, përpunojë dhe ruajë të dhënat e tyre personale për nevojat e procesit të rekrutimit gjatë gjithë kohëzgjatjes së tij, në përputhje me dispozitat ligjore./tetova1.mk










