Kjo është rruga Borçe Koçovski në Tetovë, shumë afër qendrës së Tetovës, por e shkatëruar në infrastrukturë. Banorë ankohën për infrastrukturën rrugore por edhe për mbylljen e rrugës, pasi komuna e Tetovës ka ndaluar qasjen tek rruga e Butiqeve.
“Shikoni dikujt i vinë mir kjo rruga dikujt keq, ato me vetura ju vin keq se është bllokuar kjo rrugë, por ato që kanë duqane mir.Inshalla e ndërtojn edhe këtë rrugë” u shpreh një banor.
“Na pengon kjo rrugë, një herë komunikacioni është i ngarkuar. Ende me shumë është bllokuar nga bllokimi i rrugës të Butiqeve,se paku të kishin bërë nje rrugë kaluese se këtu shumë veshtir është nuk mund komunikojn njerzit lëvizjen e lirë nuk e kanë” tha një banor.
Rruga Borçe Koçovski në Tetovë, Kasami: Prioritet për investime në këtë vit
Kreu i Tetovës Bilall Kasami, tha se rruga Borçe Koçovski është prioritet për investime të këtij viti. Ndërsa tha se rruga do të hapet nga xhamia Gam- Gam deri tek lumi Shkumbim, por së pari të instalohen shtyllat e hidraulikut tek rruga e Butiqeve.
“Është një ndër projektet e parapar për renovim rikonstruim,të asaj rruge. Në bazë të vendimit të fundit të Këshillit komunal,ajo rrugë do vazhdon të hapet edhe tek xhamia Gam- Gam dhe do vazhdon deri tek lumi, prandaj nuk do jetë e bllokuar si rrugë. Për momentin ende nuk janë instaluar hidraolikët të cilët do kontrollojn hyrjet daljet tek rruga e Butiqeve që të mund të leshoj komplet rrugën që përmendët Ju, po sigurisht do të jetë në prioritet në investimet e vitit 2025-të, kjo rrugë për rikonstruim të përgjithshëm,” deklaroi i pari i Tetovës Bilall Kasami.
Nga ana tjeter komuna e Tetovës vazhdon punimet në Bulevardin Bllagoja Toska,VS. Bato dhe ndërtimin e bulevardit Boris Kidriç i cili bulevard buxhetit të Tetovës do ti kushton 200 mijë euro.