Punimet në rrugën Prizren–Tetovë po zhvillohen me ritëm të shpejtë dhe janë duke u realizuar përgjatë gjithë trasesë. Punimet u inspektuan disa muaj më parë nga ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, dhe ministri i Transportit i Maqedonisë së Veriut, Aleksandër Nikoloski, përcjell tetova1
Ministri Aliu bashkë me homologun e tij kishin inspektuar punimet në këtë projekt. Sipas Aliut, projekti kap vlerën rreth 35 milionë euro dhe përfshin 22 kilometra rrugë, që do të lidhin autostradën me tunelin dhe rrugët ekzistuese në zonë, duke lehtësuar qarkullimin mes Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Ndërkohë, zëvendësministri Hysen Durmishi bëri të ditur se 5 kilometrat e fundit do të përfundojnë pasi të finalizohet projekti i tunelit.
Ndërtimi i rrugës Prizren–Tetovë ka nisur në gusht të vitit 2024 dhe po realizohet në tri lote./tetova1.mk










