Trendy

Rrugës Ohër–Kërçovë shuhet një jetë nga përplasja mes dy makinave

Para 9 muaj

Në rrugën magjistrale Ohër–Kërçovë, pranë fshatit Orovnik në komunën Debërcë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku mes dy automjeteve – një Citroën dhe një Audi.

Drejtuesi i automjetit Citroën, V.B., 83 vjeç nga Ohri, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore. Trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi me urdhër të prokurorit publik.

Nga ana tjetër, drejtuesi i automjetit Audi, A.M., 36 vjeç nga fshati Siniçan, komuna Bogovinë, si dhe pasagjeri i tij B.B., 24 vjeç nga Kumanova, kanë marrë lëndime trupore dhe po trajtohen në Spitalin Special “Shën Erazmo” në Ohër.

Në vendin e ngjarjes është kryer inspektim nga prokurori publik dhe ekipi hetues i SPB Ohër, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit vazhdojnë.

Trending