Trendy

Rufki Suma: Vetëvendosja fitoi bindshëm në Han të Elezit me mbi 59% të votave

Para 2 orë

Kandidati për deputet nga lista e Lëvizja Vetëvendosje, Rufki Suma, ka falënderuar qytetarët e Hanit të Elezit për mbështetjen e dhënë në zgjedhje, duke theksuar rezultatin e lartë të partisë në këtë komunë, përcjell tetova1

Sipas Sumës, Vetëvendosja në Han të Elezit ka shënuar fitore bindëse me 59.28 për qind të votave, pa përfshirë votat e diasporës.

“Vetëvendosja në Han të Elezit me fitore bindëse prej 59.28% pa diasporë.

Faleminderit qytetarë të Hanit të Elezit për besimin e dhënë”, ka përfunduar Suma./tetova1.mk

Trending