Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Rusia sulmon centralet elektrike të Ukrainës

Rusia sulmon centralet elektrike të Ukrainës

Rusia ka goditur disa centrale elektrike dhe objekte të infrastrukturës energjetike në Ukrainë, vetëm disa orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se Moska dhe Kievi kishin rënë dakord për një “armëpushim energjetik”, që do të ndalonte sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të të dyja palëve.

 

Një central elektrik në Kiev u godit nga një dron, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në kryeqytetin ukrainas. Sulmet vijuan më pas ndaj infrastrukturës energjetike në Harkiv, ndërsa nga Rusia nuk pati konfirmim të menjëhershëm për ndonjë marrëveshje armëpushimi.

 

Lexo edheMerz: Rusia po pranon se nuk ka bisedime për Ukrainën pa Evropën

Trump kishte deklaruar më herët se të dyja palët kishin rënë dakord të ndalonin sulmet ndaj objekteve energjetike. “Me efekt të menjëhershëm, ka një ARMËPUSHIM ENERGJETIK në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Të dyja palët kanë rënë dakord. Mos e shkelni!”, shkroi ai në rrjetin e tij Truth Social, pa dhënë detaje të tjera për marrëveshjen.

 

Megjithatë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se nuk ishte njoftuar paraprakisht për këtë zhvillim. Në një intervistë për Axios, ai u shpreh se njoftimi i Trumpit ishte lajm edhe për të, por theksoi se Ukraina do ta pranonte armëpushimin nëse Rusia do të angazhohej për zbatimin e tij.

Më shumë për këtë

Nesër pa energji elektrike disa fshatra të Tearcës dhe BogovinësMaqedoni · 1 ditë më parëDimri pa drita dhe ujë në Ukrainë, sulmet ruse paralizojnë Kievin, familjet përballen me deri në 20 orë ndërprerje energjieLajme · 2 ditë më parëNesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës dhe Poroit, ndërprerja te fakbrika ish “Kozhara” do të zgjasë pesë orëMaqedoni · 3 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme