Trendy
A Ukrainian serviceman walks near the wreck of a Russian tank on the front line in the Kyiv region, Ukraine March 28, 2022. REUTERS/Gleb Garanich

Rusia thotë se e ka marrë nën kontroll të plotë rajonin e Luhanskut në Ukrainë

Para 1 orë

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të mërkurën se forcat e saj e kanë marrë kontrollin e plotë rajonin e Luhanskut, në lindje të Ukrainës, duke sugjeruar se kishin kapur edhe një pjesë të vogël toke që kishte mbetur jashtë kontrollit të tyre që nga viti 2022.

Agjencia “Reuters” nuk mund ta vërtetonte në mënyrë të pavarur raportin nga fusha e betejës dhe një zëdhënës ushtarak ukrainas tha se nuk ka pasur ndryshime në fushën e betejës në atë zonë në gjashtë muajt e fundit.

Më shumë se 99 për qind e territorit të Luhanskut, njëri nga katër rajonet ukrainase që Rusia më 2022 i shpalli si të vetat – diçka që Kievi dhe shtetet perëndimore e kanë hedhur poshtë, duke e cilësuar si grabitje të paligjshme të territorit – ka qenë për një kohë të gjatë nën kontrollin e rusëve.

“Njësitet e grupit ushtarak Perëndimi e kanë përfunduar çlirimin e Republikës Popullore të Luhanskut” – thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, ku u përdor emri i parapëlqyer i Moskës për atë rajon.

Luhansku është njëri nga dy rajonet, bashkë me Donetskut, që e përbëjnë zonën më të gjerë të industrializuar të Donbasit.

Kremlini të mërkurën e përsëriti kërkesën e vet që forcat ukrainase të tërhiqen nga pjesa e Donetskut që Moska nuk e kontrollon për t’i dhënë fund asaj që e quajti “fazë të nxehtë” të luftës, kërkesë që Kievi vazhdimisht e ka hedhur poshtë, duke e cilësuar si absurde.

Trending