Trendy

“Safe City” vendoset edhe në një qytet tjetër në Maqedoni

Para 2 javë

Në Kavadar ka nisur vendosja e kamerave të sistemit “Safe City”, si pjesë e projektit “Qytet i Sigurt”, i cili synon rritjen e sigurisë publike dhe përmirësimin e kontrollit të trafikut, percjell tetova1

Në disa lokacione të qytetit tashmë janë instaluar kamera. Megjithatë, pavarësisht aktiviteteve të dukshme në terren, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga institucionet përkatëse lidhur me përmasën, dinamikën dhe mënyrën e implementimit të sistemit.

Sipas informacioneve të deritanishme, sistemi “Safe City” synon të mundësojë monitorim më efikas të trafikut, zbulimin e shkeljeve dhe rritjen e sigurisë së përgjithshme në zonat urbane.

Përveç qytetit, kamera po vendosen edhe në vendbanimet Glishiq dhe Marena, çka tregon për një përfshirje më të gjerë të projektit në nivel komunal./tetova1.mk

Trending