Vetëm Mohamed Salah është përpara italianit Mateo Retegui në renditjen e Këpucës së Artë Evropiane, pasi sulmuesi i Atalantas barazoi Harry Kane.
Retegui shënoi golin e tij të 21-të në Serie A këtë sezon, duke kontribuar në fitoren 5-0 të Atalantës ndaj Empolit të shtunën.
Kjo do të thotë se ylli i Atalantës tani ka arritur në 42 pikë në renditjen e Këpucës së Artë evropiane, njësoj me fituesin 2023-24, Harry Kane. Vetëm ylli i Liverpool-it, Salah, qëndron mbi dyshen me 25 gola në Premier League dhe 50 pikë.