Trendy

Sali: Kemi marrëveshje, me sistematizimin në MPB rritet niveli i përfaqësimit të shqiptarëve

Para 2 orë

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali në një deklaratë për Alsat thekson se është arritur marrëveshje që me sistematizimin e ri në Ministrinë e Punëve të rritet niveli i përfaqësimit të shqiptarëve. Sipas tij, përfaqësimi që dikur ishte 10%, me sistematizimin e ri që duhet të fillojë më 1 korrik do të jetë më i konsiderueshëm.

“Natyrisht do të ketë reduktim të pozitave në përgjithësi në gjithë territorin, në të gjitha nivelet, mirëpo përfaqësimi për hir të vërtetës është arritur një marrëveshje e cila është në favor të shqiptarëve brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe përfaqësimi i cili në të kaluarën ka qenë diku rreth 10% apo 10.5%, tani veçmë kemi arritur numër shumë më të lartë dhe më të konsiderueshëm të përfaqësimit,” deklaroi Bekim Sali, Zëvendëskryeministër i parë.

Sali thotë se brenda MPB-së ka pasur grup pune, ndërsa VLEN ka punuar në mënyrë aktive që të garantojë që Stacioni Policor në Dibër të mos e humb nivelin aktual, ndërsa kë ketë avancim të statusit të Njësitit Policor në Saraj, në nivel të Stacionit Policor. Plotësisht, do të ketë dhe pozitë shtesë të zëvendësdrejtorit të Byrosë për Siguri Publike, i cili nuk do të jetë i caktuari i ministrit.

Alsat paraprakisht njoftoi se për nevojat e sistematizimit të ri me të cilin do të shkurtohen rreth 38% të pozitave drejtuese, kanë nisur të hapen konkurse për pozitat. Megjithatë ende nuk dihen se cila do të jenë kriteret që duhet t’i përmbushin kandidatët. Javë më parë ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski theksoi se pozitat nuk janë të rezervuara për përkatësi të caktuara etnike, por për profesionistë të të gjitha etnive.

Secili që i plotëson kushtet, ka arsim, përvojë, aftësi të fituara paraprakisht në MPB, do të mund të aplikojë dhe të zgjidhet, tha Pançe Toshkovski – Ministër i Brendshëm.

Siitematizimi i ri prek disa nga sektorët kyç strategjik të ministrisë në nivel qendror duke ndryshuar radhitjen e tyre në organo gramë ose duke u krijuar sektorë me emër krejtësisht të ri. Disa ndryshime ka edhe në organizimin e Sektorëve për Punë të Brendshme, por edhe të Departamenteve për Punë të Brendshme ose stacioneve policore lokale. Megjithatë, SPB-të si numër mbesin ato që janë aktualisht, dhe nuk ka shuarje ose degradim në organo gramë të asnjërës Njësi ose Departament për Punë të Brendshme. /Alsat.mk

Trending