Trendy

Sali: Restrikcione për udhëheqësit e institucioneve që nuk e respektojnë ligjin për përfaqësim të drejtë

Para 2 orë

Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali në intervistën për Alsat-M lidhur me Ligjin e përfaqësimit të drejte dhe adekuat që sot u miratua në Qeveri tha se Ligji është materie e gjallë.

Sipas tij, Trupi koordinues do ta raportojë qeverinë për mbarëvajtjen e procesit, aty ku ka vërejtje serioze për mosimplementim, “do të merren masa politike”.

“Nëse eventualisht në të ardhmen ka keqpërdorim në shumë institucione, ligji është materie e gjallë, ndoshta mund të ketë restrikcione për udhëheqësit e institucioneve që nuk e respektojnë ligjin, por duke marrë parasysh se cilësia është para përkatësisë etnike, në një formë do të duhet të shtyhen të dyjat paralelisht”, ka thënë zëvendëskryeministri Sali.

Trending