Sot hynë në fuqi ndalesat për 33 organizues ilegalë të lojërave të fatit online, duke vazhduar betejën kundër kazinove ilegale në internet.
Me këtë vendim, numri i përgjithshëm i faqeve të ndaluara arrin në 307, një rezultat konkret i angazhimit tonë të pandalshëm.
Kjo politikë e përgjegjshme synon të mbrojë familjet, të rinjtë dhe shoqërinë në tërësi nga pasojat e dëmshme të lojërave të fatit, si dhe të vendosë rend dhe ligj në këtë sektor.
Qeveria po dëshmon se premtimet nuk mbesin fjalë, por shndërrohen në veprime konkrete.
Ashtu siç premtuam, po veprojmë, kazinot online larg shtëpive tona!










